Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLI I XHIROS SË PARË

Goli i Mert Muldurit, më i miri i xhiros

Foto: uefa.com

Goli i Mert Muldurit, më i miri i xhiros


22 June, 2024 @12:15

Goli i parë i Turqisë në EURO 2024, i shënuar nga Mert Muldur, është përzgjedhur si goli më i mirë i raundit të parë të ndeshjeve të fazës grupore në kuadër të evropianit që ka nisur prej 14 qershorit në Gjermani.

Muldur goditi me volej topin që shënoi golin e epërsisë, duke tundur në kënd të lartë të anës së majtë të portierit gjeorgjian për 1-0!

Në konkurrencë për golin më të mirë të raundit të parë kanë qenë edhe: Arda Guler (Turqia), Nicolae Stanciu (Rumania) dhe Nicolo Barella (Italia).

 


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani