E DËNON KLUBI
Rubin Kazan dënon Mirlind Dakun
22 June, 2024 @10:38
Klubi rus, Rubin Kazan, ka bërë të ditur mbrëmë se ka marrë masa disiplinore për sjelljet e Mirlind Dakut në EURO 2024 dhe se ai do të merr dënimin sipas rregullores së klubit.
Daku kishte brohoritur thirrje fyese pas ndeshjes Kroacia-Shqipëria në kuadër të evropianit. Ndërsa në komunikatën e lëshuar nga Rubin Kazan, ka bërë të ditur se do të mbahet edhe një bisedë shpjeguese me lojtarin për të mënjanuar ngjarjet e tilla në të ardhmen.
“Sulmuesi Mirlind Daku i ka lejuar vetes të bëj thirrje fyese pas ndeshjes Kroacia-Shqipëria në EURO 2024. Klubi ynë merr përgjegjësinë për sjelljet e lojtarit dhe duke qenë ekip që prezanton vlera multinacionale, ne gjithmonë punojmë në barazi dhe respekt të ndërsjellë, duke mos pranuar asnjë diskriminim etnik, fetar e racor. Sipas rregullores së klubit, masa disiplinore dhe financiare do të miren për lojtarin. Ndërsa shpjegime shtesë do t’i ipen atij në një bisedë direkte për të mënjanuar incidentet e tilla në të ardhmen.” ka përfunduar njoftimin Rubin Kazan.