SHQIPËRIA
UEFA suspendon Mirlind Dakun për dy ndeshje
23 June, 2024 @16:36
Dy ndeshje moslojë për Mirlind Dakun, gjilanasin e Kombëtares së Shqipërisë.
Mirlind Daku mori altoparlantin pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Kroacisë, ku u dëgjua duke nisur fyerje ndaj maqedonasve, e kjo i ka kushtuar atij me dënim nga UEFA.
Mirlind Daku do t’i mungojë Shqipërisë në dy ndeshjet e ardhshme. Fillimisht ai do të mungojë ndaj Spanjës, e më pas në ndeshjen e 1/8 së finales nëse Shqipëria i kalon grupet. Nëse Shqipëria nuk i kalon grupet, Daku mungon në ndeshjen e ardhshme zyrtare të Shqipërisë, që do të jetë në Ligën e Kombeve në shtator.
Kujtojmë që ndeshjen e tretë të grupeve, atë ndaj Spanjës, Shqipëria e luan nesër (24 qershor) me fillim nga ora 21:00.