Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIMI I PARË PA GOLA NË EURO 2024

Holanda e Franca barazojnë në ndeshjen e tempos së lartë

Foto: uefa.com

Holanda e Franca barazojnë në ndeshjen e tempos së lartë


21 June, 2024 @23:58

Një gol i Xavi Simonsit u anulua, që shkaktoi pakënaqësi në taborin holandez, ndërsa Holanda e Franca luajtën ndeshjen e parë pa gola të EURO 2024. Franca e Didier Deschampsit nisi pa Kylian Mbappen që vuan ende hundën e thyer nga ndeshja ndaj Austrisë, por ekipit qartas i mungoi ai pasi që nuk arritën të realizojë rastet që kishin.

Holanda në anën tjetër, me shpejtësi të madhe në sulm dhe kapitenin komandant mbrojtjeje Virgil Van Dijk pos që ka mbajtur portën e paprekur ka treguar edhe super aftësi për të kaluar mbrojtjen e çeliktë franceze, por goli nuk erdhi assesi për të përfunduar ndeshja Holanda - Franca 0-0.

REZULTATET, NDESHJET DHE TABELAT

Përballja ka qenë ndër më intenzivet e EUROs, me sulme të të dyja palëve, por pa raste të realizuara, derisa Mike Maignan në portë të Francës ka mbrojtur disa raste të mira të “tulipanëve” karshi tentimeve të ekipit luftarak të Ronald Koemanit. Barazimi 0-0 për të dyja skuadrat që kishin fituar ndeshjet e para të grupit do të thotë që tash kanë nga katër pikë dhe janë pranë kualifikimmit, e në anën tjetër ky barazimi bëri Poloninë ekipin e parë të eliminuar nga EURO 2024.

LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: N’golo Kante — FRA


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani