NUMRI I TIFOZËVE NË STADIUM
Dalin statistikat: 95 mijë tifozë të kuqezinjëve në 3 ndeshjet e grupit
29 June, 2024 @9:08
Pas përfundimit të fazës grupore të EURO 2024, janë publikuar edhe numrat e saktë (dhe të përafërt) të tifozëve të secilës kombëtare, që kanë qenë prezent në përballjet e vendeve të tyre.
Kështu, Shqipëria ka qenë dukshëm më e prezantuar me tifozë në përballjen e parë dhe të tretë, kur luajti ndaj Italisë e Spanjës, ndërsa në ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë, kroatët ishin në numër më të madh në stadium.
Mëposhtë, janë të paraqitura tabelat për secilën ndeshje të të trija dueleve të fazës grupore, ndërsa sa i përket Shqipërisë, në përballjen e parë ndaj Italisë në Dortmund, kishte 48 mijë tifozë për Shëqipërinë karshi 11 mijë atyre për Italinë.
Në ndeshjen e dytë, ndaj Kroacisë, 28 mijë ishin me kroatët, ndërsa 15 mijë me Shqipërinë, kurse në të tretën dhe të fundit të fazës grupore, ku edhe Shqipëria u eliminua, në “Dusseldorf Arena” ishin 32 mijë shqiptarë karshi 10 mijë spanjollëve.
NDESHJET E PARA:
NDESHJET E DYTA:
NDESHJET E TRETA: