GJOBAT E UEFA-së NGA FAZA GRUPORE E EVROPIANIT
Dënimet nga UEFA: Kroacia kampione, Shqipëria e dyta…
2 July, 2024 @11:59
UEFA do të arkëtojë mbi 1.2 milionë euro nga pjesa e madhe e shteteve pjesëmarrëse në EURO 2024, për dënimet e shqiptuara ndaj sjelljeve të tifozërive të tyre kryesisht.
Kjo, vetëm për fazën grupore të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.
Ndërsa shuma pritet të shtohet pas ndeshjeve tjera në program duke nisur prej të tetës së finales e tutje.
Në listën e dënimeve, kampione për fazën grupore sa i përket dënimeve është Kroacia me 220 mijë e 875 euro, ndërsa ndiqet nga Shqipëria me 171 mijë e 375 euro dhe Serbia me 166 mijë e 625 euro.
Pastaj vinë vendet tjera që nuk kanë kaluar shifrën e 100 mijë eurove, ndërsa Franca, Sllovakia dhe Spanja kanë kaluar fazën grupore me zero dënime nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës (KDE) i UEFA-së.
LISTA E DËNIMEVE:
Kroacia - 220 875 €
Shqipëria - 171 375 €
Serbia - 166 625 €
Turqia - 95 125 €
Zvicra - 91 750 €
Rumania - 84 250 €
Hungaria - 82 250 €
Austria - 59 875 €
Polonia - 56 375 €
Sllovenia - 51 250 €
Gjeorgjia - 46 000 €
Italia - 30 000 €
Gjermania - 23 375 €
Ukraina - 23 000 €
Holanda - 20 500 €
Belgjika - 17 270 €
Portugalia - 14 500 €
Anglia - 12 500 €
Danimarka - 10 000 €
Skocia - 9 000 €
Çekia - 7 750 €
Franca - 0 €
Sllovakia - 0 €
Spanja - 0 €.