GJELAT ELIMINOJNË PORTUGEZËT
E çeliktë në mbrojtje, Franca kalon edhe Portugalinë
6 July, 2024 @10:16
Franca kaloi Portugalinë përmes penalltive për të siguruar gjysmëfinalet e EURO 2024 në një ndeshje të tensionuar që nuk sillte gola në Hamburg. Theo Hernandez shënoi penalltinë fituese për Francën, derisa zëvendësuesi Joao Felix ka qenë njeriu i vetëm që ka dështuar nga 11m. mjaftueshëm për të fituar ekipi i Didier Deschampsit, Portugalia - Franca 0-0 (3-5pen).
Franca përndryshe në këtë kampionat ende nuk ka shënuar gol nga loja me një lojtar të saj, pasi që në gjysmëfinale ka arritur me dy barazime 0-0, dy autogola nga kundërsrhtarët dhe një penallti të vetme të shënuar nga ndeshja me Poloninë në fazën grupore!
Para ndeshjes, sytë ishin të kthyera te superyjet Cristiano Ronaldo 39 vjeç dhe Kylian Mbappe, ndërsa në fund ndeshja nuk dha ndonjë shfaqje të madhe pasi që ishte e bllokuar nga francezët që me mesfushën e tyre të çeliktë dhe mbrojtjen e fortë nuk krijonin.
Për krijim, ishin Brunon Fernandes e Vitinha - të cilët u mohuan për gol nga portieri Mike Maignan, e për Francën rast të vërtetë kishte Randal Kolo Muani, që u ndalë nga Ruben Dias.
Derisa Portugalia e Roberto Martinezit, përshëndetej me shikuesit e vet në mënyrë falenderuese, Franca festoi kalimin në gjysmëfinale ku e pret Spanja. Me kalimin e kësaj ndeshjeje me penallti përndryshe francezët kanë arritur që për herë të parë në një Kampionat, europian ose botëror, që prej vitit 1998 të kalojnë pas penalltive.
LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Ousmane Dembele - FRA
Shpjegimi i shkurtër: Rrezikim konstant i kundërshtarit