Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TULIPANËT S'LEJOJNË BEFASI

Holanda përmbys Turqinë dhe arrin në gj’finale pas 20 vitesh

Holanda përmbys Turqinë dhe arrin në gj’finale pas 20 vitesh


6 July, 2024 @23:09

Pas 20 vitesh Holanda ka arritur në gjysmëfinalen e EUROs përsëri. “Tulipanët” kanë mposhtur me përmbysje Turqinë në një ndeshje të luftuar dhe intensive, që mund të thuhet se ka qenë më e shpejta e çerekfinaleve të KE “Gjermania 2024”.

Holanda fitoi ndeshjen 2-1 [De Vrij 70’, Muldur 76’ ag. - Akaydin 35’] ndërsa Turqia avancoi e para, duke shënuar në pjesë të parë pas një krosimi të Arda Gulerit, kur Samet Akaydin shënoi me kokë.

REZULTATET, ÇIFTET & ORARI

Në pjesë të dytë Holandë totale ofanzive, derisa Ronald Koeman që në nismë të pjesës së dytë futi në lojë shtatëgjatin Wout Weghorst. Nga korneri, Holanda barazoi rezultatin kur De Vrij shënoi me kokë fuqishëm nga 11m duke kërcyer më së larti dhe shpejt një aksion i radhës i holandezëve përfundoi me gol, kur Gakpo luftoi me trup me mbrojtësin Muldur për të hyrë topi në gol për 2-1.

Edhe pse kah fundi Turqia kishte raste për të shënuar, të gjitha vinin si mundësi nga tollovia dhe jo diçka konkrete, kurse Holanda tash në Dortmund do të ketë punë me Anglinë në gjysmëfinale.

LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Stefen de Vrij - NED
Shpjegimi i shkurtë: Ktheu ekipin në lojë


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani