REKORD GOLASHËNUESI I FRANCËS
Edhe Olivier Giroud pensionohet nga kombëtarja
16 July, 2024 @14:48
Rekord-golashënuesi i kombëtares franceze, Olivier Giroud është pensionuar nga reprezentacioni i Francës. Sulmuesi shtatëgjatë që ka shënuar 57 gola (rekord) në 137 paraqitje për Francën i ka thënë lamtumirë “Gjelave” derisa aventurën si futbollist do ta vazhdojë në klubina amerikan Los Angeles FC të futbollit.
Giroud, që së fundi ishte pjesë e AC Milan në Serie A ka 137 paraqitje me Francën dhe është i treti në listë pas Hugo Llorisit dhe Lillian Thuramit.
Aventura e fituesit të Kupës së Botës me Francën, u mbyll në gjysmëfinale të EURO 2024 kur ekipi i tij u mposht nga Spanja. Përgjatë karrierës së tij, 37 vjeçari ka luajtur edhe në Premier Ligë për ekipe si Arsenal dhe Chelsea, ku kishte ardhur nga Montpellier.
Në EUROn e posapërfunduar që e fitoi Spanja, pensionimin e shpalli edhe gjermani Toni Kroos, pastaj Thomas Muller, etj.