Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLOGARITË PËR FINALE

Bastoret: Spanja favorite në finale ndaj Anglisë

Bastoret: Spanja favorite në finale ndaj Anglisë


13 July, 2024 @17:38

Ekipi i Spanjës është favorit në finalen e EUROs ndaj Anglisë. Bastoret e njohura botërore kanë përcaktuar koeficientët për fitore, barazim dhe humbje të ndeshjes finale të KE “Gjermania 2024”, ndërsa “la furia roja” llogaritet favorite.

Për fitoren e Spanjës në 90-minuta lojë koeficienti është 2.50, ndërsa për barazim në 90-minuta lojë koeficienti është 2.80. Fitorja e Anglisë në kohë të rregullt është 3.40.

Për gola, thuajse është e sigurt që ndeshja do të shkojë me më pak gola pasi që koeficienti është 1.50, ndërsa për 3 e më shumë gola në ndeshje koeficienti shkon në 2.60 e mbi.

Përballja finale, ku Spanja do të kërkojë titullin e katërt evropian, ndërsa Anglia të parën, luhet nesër mbrëma Olympiastadion të Berlinit me fillim prej orës 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani