NDARËSIT E DREJTËSISË
Francezi gjykon finalen Spanja-Anglia
12 July, 2024 @11:01
UEFA ka publikuar emrat e ekipit të gjyqtarëve për finalen e madhe të EURO 2024, ndërsa kryesori është francez me ekip dhe me dy të tjerë të njohur që do të qëndrojnë të gatshëm, si referi i katër dhe asistent VAR-i.
François Letexier është gjyqtar kryesor, ndërsa asistent të tij në fushë janë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Gjyqtar i katërt është Szymon Marciniak i Polonisë. Në VAR kryesor është francezi Jerome Brisard, ndërsa AVAR është italiani Massimiliano Iratti.
Spanja, që do të kërkojë titullin e katërt të Evropës, të dielën luan ndaj Anglisë, që do ta kërkojë titullin e parë të Evropës në Olympiastadion të Berlinit. Ndeshja nis në ora 21:00.
Letexier përndryshe ka qenë referi i katërt i finales së Ligës së Kampionëve të stinorit të fundit, ku Real Madrid luajti ndaj Borussia Dortmundit. Ai është 35 vjeçar.