SPANJA KAMPIONE E EVROPËS
Spanja - rekord kampione e Evropës
14 July, 2024 @23:01
Me një gol të shënuar 4 minuta para fundit të kohës së rregullt, Spanja është bërë rekord kampione e Evropës, duke e mposhtur Anglinë në finalen e madhe të EURO 2024, 2-1 [Williams 47’, Oyarzabal 86’ - Palmer 73’].
Me këtë fitore, Spanja është bërë për të katërtën herë kampione e Evropës, rekord ky evropian që s’e ka arritur askush.
Pas pjesës së parë të matur mirë nga të dyja palët të kaluar pa gola, pjesa e dytë nisi furishëm, kur Nico Williams nuk priti fare për të goditur pas një aksioni të rrufeshëm të spanjollëve, kur Lamine Yamal asistoi te ai.
Reagoi Anglia. Watkins dhe Palmer u futën në lojë në vend të Kane dhe Mainoo, ndërsa Palmer bukur shënoi për të barazuar lojën. Por kur Anglia po kërkonte golin e fitores, ka qenë një kundërsulm i shpejt i Spanjës që gjeti në krah Cucurellën, i cili menjëherë gjuan topin në mes të zonës, për të gjetur Oyarzabalin, që futi topin në rrjetë të Pickfordit shumë të mirë sonte, për t’ia dhënë trofeun e madh Spanjës dhe gëzimin e madh Luis de la Fuentes.
Spanja fitoi titullin e katërt të Evropës. Anglia në dy finalet e fundit radhazi, ndahet me zhgënjim pas ndeshjes!
LOJTARI MË I MIRË I EURO 2024: Rodri - ESP
LOJTARI MË I MIRË I RI I EURO 2024: Lamine Yamal - ESP