PËRFORCOJNË QENDRËN E MESFUSHËS
Amadou Onana lë Evertonin për tu bërë pjesë e Aston Villës
22 July, 2024 @16:52
Njëri ndër mesfushorët qendror të dalluar të Premier Ligës, Aamdou Onana prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e Aston Villës që në stinorin e kaluar u drejtua suksesshëm nga Unai Emery.
Futbollisti 22 vjeçar që është i njohur për thyerje të lojës së kundërshtarit dhe nxjerrjen e topit në pjesën ofanzive të fushës për skuadrën e tij së fundi ka qenë në pushim, pas aventurës në EURO 2024 me Belgjikën.
Onana përndryshe karrierën profesioniste e nisi te Hamburgu në Gjermani para se të bëhet pjesë e Lille-it në Ligue 1. Ai ka qenë pjesë e Evertonit prej verës së vitit 2022.
Sipas BBC Sport, Aston Villa ka paguar 60 milionë euro në arkë të Evertonit për t’ia blerë kartonit mesfushorit në fjalë.