Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BELGU MERR DREJTIMIN E BAYERNIT

Vincent Kompany merr drejtimin e Bayernit

Vincent Kompany merr drejtimin e Bayernit


30 May, 2024 @0:06

Gjigandi gjerman i futbollit, Bayern Munchen, ka emëruar kryetrajner të ekipit belgun Vincent Kompany. Belgu 38 vjeç ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin nga Bavaria, ndërsa do të zëvendësojë gjermanin Thomas Tuchel në detyrë.

Kompany fitoi Championshipin anglez me Burnleyn në stinorin 2022/23 por që në rikthim të tyre në Premier Ligë, ata nuk arritën të mbijetojnë, duke përfunduar në pozitën e 19-të në ligë.

“Nder i madh është të punosh për këtë klub. Bayern është institucion i futbollit ndërkombëtar,” ka thënë ish-mbrojtësi i Manchester Cityt dhe kapiteni i Belgjikës. Mediat britanike kanë raportuar se Bayern ka paguar rreth 11 milionë euro në arkë të Burnleyt për ta liruar trajnerin.

Kompany ndërpreu karrierën si futbollist në vitin 2020 dhe nisi punën si trajner te Anderlechti belg, për tu bërë shpejt pjesë e Burnleyt ku arriti sukses duke e rikthyer ekipin në Premier Ligë. Vitin e kaluar Kompany nënshkroi kontratë 5-vjeçare me Burnleyn.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League