Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Bayern pranë Bruno Fernandesit!

Foto: ManchesterUnited

Bayern pranë Bruno Fernandesit!


15 May, 2024 @16:04

(Independent)—Mesfushori kreativ i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes mund të bëhet pjesë e Bayern Munchenit këtë verë. Lajmi ka goditur mediat britanike sot, derisa the Independent ka shkruar se portugezi është ngushtë i lidhur me një kalim të mundshëm në ekipin bavarez.

Fernandes po kërkon sensin e triumfit në trofe në “Old Trafford” që s’po vjen assesi, ndërsa ai po i afrohet moshës 30 vjeçare. Bayern Munchen po beson se do të mund të arrijë të realizojë këtë transfer, pasi që Fernandes është gjithnjë më i pakënaqur me ditët e kaluara te Manchester United.

Mundësinë e kalimit edhe më të besueshme e bën fakti që Manchester Unitedit i duhen të holla nga një transfer i rëndësishëm për të balansuar financat për të përmirësuar fair-playin financiar të ekipit. Një lëvizje e tillë do të mund të kënaqte edhe Thomas Tuchelin, për të cilin Bayern beson se nuk do të largohej në fund të stinorit nëse arrijnë një marrëveshje të tillë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League