Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGUROJNË TITULLIN

Portsmouth rikthehet në Championship, pas 12 vitesh

Foto: PortsmouthFC/fb

Portsmouth rikthehet në Championship, pas 12 vitesh


17 April, 2024 @15:35

Skuadra e dikurshme e Premier Ligës, Portsmouth, pas rënies nga elita e futbollit anglez pati një rënie të theksuar. E ekipi që kishte rënë tre kategori më poshtë në futbollin anglez, mbrëmë ka siguruar rikthimin në Championship pas 12 vitesh.

Championship, që është kategoria e dytë e futbollit anglez pas Premier Ligës elitare, do të ketë Portsmouthin pjesëmarrës në edicionin 2024/25. Këta të fundit mbrëmë mposhtën Barnsleyn 3-2 duke përmbysur rezultatin, me golat e vonshëm të Colby Bishopit dhe Conor Shaughnessyt.

Ekipi i drejtuar nga John Mousinho në stinorin e ardhshëm pritet të bëhet gati për misionin e radhës, varësisht nga investimet që do t’i bëjnë gjatë afatit kalimtar veror.

12 vite më parë, Portsmouth ishte në krizë të thellë financiare dhe ra në dy kategori mëposhtë për dy vite, League Two (kategoria e katërt e futbollit anglez). Ish shefi ekzekutiv i Disneyt, Michael Eisner bleu klubin në vitin 2017 me plan afatgjatë për ta kthyer në Premier Ligë nga ligat e ulëta. Për shtatë vite Portsmouth mbeti në League One (kategoria e tretë), për të siguruar këtë vit ngritjen në Championship.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League