Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEJNË DALLIMIN 4 PIKËSH!

Liverpool përmbys Lutonin në pjesë të dytë

Foto: LiverpoolFC

Liverpool përmbys Lutonin në pjesë të dytë


21 February, 2024 @22:37

Me gjysmën e ekipit të lënduar Liverpool ka arritur të përmbys disavantazhin nga pjesa e parë për të shpërthyer plotësisht në pjesë të dytë dhe për të fituar Lutonin 4-1 [Van Dijk 56’, Gakpo 58’, Diaz 71’, Elliott 90 - Ogbene 12].

Me fitore, Liverpool ka kthyer dallimin katër pikësh në krye të renditjes ndaj ndjekësve. E mundi i madh i Luis Diazit që të shënojë pas shumë rasteve në pjesë të parë, u shpagua në pjesë të dytë kur arriti të shënojë golin e sigurisë së ekipit të tij.

Përndryshe Harvey Elliot ka regjistruar paraqitjen e 100. të tij me “të kuqtë” e Anfield Roadit dhe ka shënuar gol në ndeshjen jubilare të tij për ekipin e Jurgen Kloppit.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League