Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAJMI I FUNDIT

Jürgen Klopp largohet nga Liverpool

Foto: Liverpool/fb

Jürgen Klopp largohet nga Liverpool


26 January, 2024 @11:47

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka bërë të ditur se do të ndahet nga Liverpooli në fund të këtij stinori. Ai ka informuar pronarët e klubit për vendimin dhe dëshirën e tij, kur mbyllet edicioni 2023/24.

“E kuptoj se është shokues njoftimi për shumë persona në këtë moment, kur e dëgjon për herë të parë, por nuk mund ta shpjegoj menjëherë - ose të provoj ta shpjegoj. Dua gjithçka në këtë klub, në këtë qytet, jam i dashuruar në gjithçka që ka të bëj me Liverpoolin. Por, prapë se prapë më duhet të marr një vendim,” ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Klopp erdhi te Liverpooli më 8 tetor të vitit 2015. Bëri revolucion në ekip. Skuadra fitoi Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, Kupën e Botës për klube, Kupën FA, Kupën e ligës, Superkupën e UEFA-së si dhe Superkupën angleze.

Përzgjedhja e datës së sotme për këtë njoftim, sipas Klopp ka të bëjë me përgatitjen sa më të mirë të klubit për tranzicionin që do të ndodh në ekip përgjatë verës.

“Pas vitesh së bashku dhe periudhës së kaluar bashkë, gjithë atyre gjërave që kaluam bashkë, respektit, dashurisë dhe gjithçkaje tjetër ajo që ua kam borxh është e vërteta - dhe kjo është e vërteta,” ka shtuar ai.

“Ky është ai që jam, si t’ia them, po e shoh se po më harxhohet energjia. Nuk kam ndonjë problem, as që kam pasur. E kam ditur se një ditë më duhet ta marr një vendim të tillë. Aktualisht jam shumë mirë dhe asnjë pengesë nuk e kam. Por, e di se nuk mund ta bëj të njëjtën punë përsëri dhe përsëri, përsëri dhe përsëri,” ka qartësuar ndër të tjera Klopp.

Këtë stinor, Liverpooli veçse ka arritur finalen e Kupës së Ligës ku do të takohet me Chelsean. Në anën tjetër është duke kryesuar Premier Ligën me 48 pikë nga 21 ndeshje, 5 më shumë sesa ndjekësi i parë Manchester City që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League