Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJIGANDI BAVAREZ SIGURON TALENTIN SPANJOLL

Bayern siguron Bryan Zaragozën

Bayern siguron Bryan Zaragozën


6 December, 2023 @14:54

Futbollisti 22 vjeçar, Bryan Zaragoza, do të bëhet lojtar i ri i Bayern Munchenit që prej stinorit 2024/25. Rekord-kampioni i Gjermanisë ka arritur marrëveshje me ekipin e Granadës nga LaLiga, duke siguruar shërbimet e futbollistit, me nënshkrimin e kontratës 5-vjeçare.

Bryan Zaragoza

Sipas informatave të mediave të ndryshme ndërkombëtare, Bayern ka paguar 15 milionë euro në llogari të ekipit spanjoll për t’i siguruar shërbimet e krahut ofanziv dhe ai do të qëndrojë te Granada si huazim deri në fund të këtij stinori, para se t’i bashkohet Bayernit.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League