Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I BESOJNË!

Barça vazhdon me Xavin, deri në 2025

Barça vazhdon me Xavin, deri në 2025


23 September, 2023 @12:20

Kampioni aktual i Spanjës, Barcelona, ka vazhduar kontratën me trajnerin aktual të saj, Xavi Hernandez. Ekipi katalonas ka bërë të ditur se ka vazhduar marrëveshjen me trajnerin aktual me të cilin u bënë kampionë në stinorin e kaluar deri në vitin 2025.

Sipas Football Espana, marrëveshja e re me Xavin ka edhe opcionin e vazhdimit të kontratës +1 vjet më shumë, pasi që klubi po i beson trajnerit se do të mund të arrijë edhe më shumë pas triumfit në ligë pas një pritjeje katërvjeçare. Barcelona kishte fituar titullin kampion për herë të fundit në vitin 2019. Me ardhjen e Xavit, ata rikthyen trofeun në vitin 2023.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League