Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REZULTATET

UCL: Nata e parë, pa befasi

UCL: Nata e parë, pa befasi


19 September, 2023 @23:17

Nata e parë dhe hapëse e stinorit të ri të Ligës së Kampionëve ka filluar sonte, ndërsa në duelet e para nuk ka ndodhur ndonjë befasi e madhe, derisa pjesa më e madhe e favoritëve kanë shënuar fitore në ndeshjet që i kishin.

Barcelona kaloi pa telashe ndaj Antwerpit të Arbnor Mujës, duke i mposhtur ata 5-0, ndërsa Manchester City në pjesë të dytë siguroi tre pikë ndaj ekipit të Yllit të kuq, 3-1.

Paris St Germain mposhti Dortmundin 2-0, ndërsa në duelet e orës 18:45 Milan dhe Newcastle barazuan 0-0, përkundër dominimit të rossonerëve.

REZULTATET:

GRUPI E:
Feyenoord 2-0 Celtic,
Lazio 1-1 Atletico Madrid,

GRUPI F:
Milan 0-0 Newcastle United,
PSG 2-0 Dortmund,

GRUPI G:
Young Boys 1-3 Leipzig,
Manchester City 3-1 Ylli i kuq,

GRUPI H:
Barcelona 5-0 Antwerp,
Shakhtar 1-3 Porto.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League