NGA PREMIER LIGA NË TURQI
Galatasaray shton edhe dy përforcime para Ligës së Kampionëve!
5 September, 2023 @9:23
Kampioni i Turqisë, Galatasaray, ka bërë të ditur mbrëmë vonë se ka arritur marrëveshje me ekipet përkatëse për të siguruar shërbimet e lojtarëve Tanguy Ndombele dhe Davinson Sanchez Mina - për tu bërë pjesë e skuadrës që drejtohet nga Okan Buruk.
Galatasaray ka eliminuar Molden në playoff dhe ka siguruar fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa në short ka kuptuar kundështarët e grupit që janë Bayern, Mancheter United dhe Copenhagen.
E për shkak se afati kalimtar në Turqi ende nuk ka përfunduar, rekord-kampioni i Turqisë ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për Ndombelenë dhe Sanchez Minën.
Për Ndombelenë, Galatasaray ka bërë marrëveshje interesante duke hyrë në obligim pagese prej vitit 2025, ku duhet të paguajë 15 milionë euro në 5 stinorë, nëse vendohet për transfer të plotë. Francezi do të merr rrogë 3.136 milionë euro, pa taksa.
Ndërkaq për Minën, Galatasaray do të paguajë 9.5 milionë euro te Tottenham, për 5 sezone në këste, derisa lojtari nënshkruan kontratë 4+1 vjeçare me rrogë vjetore të pastër, 3.2 milionë euro.