Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN SUPERCUP @ PIRAEUS

Superkupa evropiane: Man City - Sevilla, trofeu për stinor të mbarë

Superkupa evropiane: Man City - Sevilla, trofeu për stinor të mbarë


16 August, 2023 @8:48

Sonte me fillim prej orës 21:00 në Athinë, Manchester City dhe Sevilla takohen për tu ndeshur për Superkupën e Evropës. Fituesi i Ligës së Kampionëve, Manchester City llogaritet favorit në këtë ndeshje, karshi andaluzianëve që fituan përsëri Ligën e Evropës, duke e mposhtur Romën në finale.

Stadiumi Georgios Karaiskakis do të jetë nikoqir i ndeshjes që është si ndeshje tradicionale hapëse për stinorin e ri të garave të UEFA-së, para se t’ia nisin fazat grupore të garave.

uefa supercup

FORMACIONET E MUNDSHME:

Man City: Ortega; Walker, Akanji, Gvardiol, Aké; Rodri, Kovačić; Foden, Álvarez, Grealish; Haaland.

Sevilla: Bounou; Jesús Navas, Badé, Gudelj, Acuña; Jordán, Rakitić; Ocampos, Suso, Óliver Torres; En-Nesyri.

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, ka thënë për faqen zyrtare të UEFA-së se ai dhe ekipi i tij janë tepër të lumtur që do të mund të luajnë këtë ndeshje, pasi që e dinë se sa është vështirë të fitohet Liga e Kampionëve. “Pasi e fituam këtë rast, duhet ta shfrytëzojmë, ngase nuk i dihet kur do t’ia arrijmë përsëri këtu.”

Në anën tjetër Jose Luis Mendilibar që këndelli Sevillën prej marsit të 2023 kur erdhi në krye të ekipit, ka thënë se plani i Sevillës mbetet i njëjtë. Mendilibar ka shtuar se ekipi i tij do të imponojë futbollin që e luajnë përkundër se përballë kanë ekipin më të fuqishëm në Evropë aktualisht.

FITUESIT

Në histori, Manchester City nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe. Ndërsa Sevilla prej gjashtë finaleve, njëherë e ka të fituar (2006/07). Prej stinorit 2020/21 Superkupën e Evropës e kanë fituar Bayern, 21/22 Chelsea dhe së fundi, 22/23 Real Madrid.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League