Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BERLIN!

Bonucci në Bundesligë!

Bonucci në Bundesligë!


1 September, 2023 @12:05

Mbrojtësi me përvojë të madhe nga futbolli ndërkombëtar, Leonardo Bonucci, do të luajë në Bundesligë tash e tutje. Pas ndarjes me ekipin e tij Juventus, italiani është zyrtarizuar te ekipi gjerman që do të merr pjesë për herë të parë në Ligë të Kampionëve - Union Berlin.

Union Berlin ka prezantuar sot Bonuccin, ndërsa pret të përfitojë nga përvoja e tij e madhe në Ligë të Kampionëve.

“Shumë speciale më duket që të bëj një hap jashtë vendit në karrierën time. Te Unioni do të kem mundësinë të luajë në nivel të lartë, ndërsa përvoja ime besoj që do t’i ndihmojë ekipit,” ka thënë 36-vjeçari me rastin e prezantimit të tij te ekipi gjerman.

Union Berlin është shortuar dje në Ligë të Kampionëve, ndërsa në Grupin C do të luajë kundër Napolit, Real Madridit dhe Bragës.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League