Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NERAZZURRI

Inter i beson Inzaghit

Inter i beson Inzaghit


5 September, 2023 @14:13

Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë në faqen zyrtare të klubit, Inter ka bërë të ditur se ka vazhduar marrëveshjen me trajnerin aktual të tij, Simone Inzaghi.

“Kemi vazhduar kontratën me teknikun nerazzurr deri në vitin 2025”, ka shkruar njoftimi i inter.it pak më parë, ndërsa kanë falenderuar trajnerin për punën e deritashme duke shpresuar edhe në më shumë suksese në vazhdim.

Inzaghi 50-vjeç ka fituar 72 nga 112 të drejtuara te Interi, ndërsa ekipi ka shënuar 215 gola karshi 100 të pranuarave.

Ai fitoi katër trofe në dy vitet që është duke punuar me ekipin nga qyteti i Milanos, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa. Ai gjithashtu arriti finalen e Ligës së Kampionëve në stinorin e kaluar me nerazzurrët.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League