NË PRITJE!
Lëndimi i Rrahmanit! Napoli pret kontrollet mjekësore
21 September, 2023 @14:32
Në përballjen e mbrëmshme të Napolit ndaj Sportingut të Bragës në kuadër të Ligës së Kampionëve, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është dashur të zëvendësohet detyrimisht nga ndeshja për shkak të një lëndimi që e pësoi në minutën e 13 të ndeshjes.
Faqja zyrtare e Napolit ka bërë të ditur llojin e lëndimit, duke mos dhënë detaje tjera, ndërsa pritet të shihet se sa serioz është lëndimi i Rrahmanit për të kuptuar se a do të mungojë për duelet tjera të ekipit.
“Amir Rrahmani u zëvendësua gjatë ndeshjes së Napolit me Bragën, pasi që pësoi një tendosje të muskujve në kofshën e këmbës së majtë të tij,” ka shkruar shkurt sscnapoli.it.
Pas kontrolleve të detajuara mjekësore, pritet të shihet gjendja reale e nevoja për shërim për qendërmbrojtësin e ekipit kampion të Italisë.