Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË FRYMË TË FUNDIT

Bellingham vendos, Reali fiton në kohën shtesë

Bellingham vendos, Reali fiton në kohën shtesë


20 September, 2023 @20:56

Real Madrid ka shënuar fitore ndaj debutuesit në Ligë të Kampionëve, Union Berlin, me rezultat minimal 1-0, ndërsa golin e fitores për mbretërit dhe rekord-kampionët e kësaj gare e ka shënuar transferi veror, Jude Bellingham.

Bellingham shënoi në kohën shtesë, kur berlinezët prisnin fundin e ndeshjes, ndërsa goditja e Fede Valverdes u devijua para anglezit që shënoi letësisht për fitore.

Me këtë, Real Madrid e nis mbarë Ligën e Kampionëve 23/24 ndërsa debutimi i Union Berlinit përgjithësisht shkoi më mirë sesa pritej, pos humbjes që erdhi në 90-sekondat e fundit të ndeshjes, kur s’kishte më kohë as për të reaguar.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League