Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAKINERIA BAYERN

Bayern fiton goleadën ndaj Manchester Unitedit

Bayern fiton goleadën ndaj Manchester Unitedit


20 September, 2023 @23:11

Harry Kane ka kontribuuar me gol dhe asist te Bayern në debutimin e tij me ekipin e ri në Ligë të Kampionëve, duke i dhënë atyre fitoren ndaj Manchester Unitedit, ekip ky që e kërkonte gjatë verës. Sulmuesi anglez ka treguar cilësinë e madhe të tij karshi kundërshtarit sonte, ndërsa Bayern përkundër se Manchester United kundërpërgjigjej në pjesë të dytë, nuk linte shumë vend për dilema sa i përket fituesit, për përfundimtaren 4-3.

Një gabim i Andre Onanës i mundësoi Leroy Sanes (28’) që t’ia jep epërsinë Bayernit, para se Serge Gnabry (32’) me saktësi ta shtojë atë. Te United, debuteusi në Ligë të Kampionëve dhe transferi i ri veror Rasmus Hojlund (49’) e bëri 2-1, me të nisur pjesa e dytë, por Kane (53’) nga penalltia riktheu epërsinë dygolëshe.

Dy minuta para fundit të kohës së rregullt Casemiro (88’) mbajti gjallë shpresat për ekipin e Erik ten Hagut që s’po gjen ritmin e fitoreve, para se zëvendësuesi Mathys Tel (90’+2) ta bëj rezultatin në kohën shtesë 4-2. Kurse krejt në fund, Casemiro përcaktoi përfundimtaren, 4-3 (90’+5). Bayerni i Thomas Tuchelit merr tre pikët e para në ndeshjen e parë, Manchester Unitedi mbetet pa pikë, ndërsa dy skuadratë tjera të grupit, Galatasaray dhe Kobenhavn barazuan 1-1, për t’i ndarë pikët. 

REZULTATET E NATËS:

GRUPI A:
Galatasaray 1-1 Kobenhavn
Bayern 4-3 Man United

GRUPI B:
Sevilla 1-1 Lens
Arsenal 4-0 PSV

GRUPI C:
Real Madrid 1-0 Union Berlin
Braga 1-2 Napoli

GRUPI D:
Benfica 0-2 Salzburg
Real Sociedad 1-1 Inter.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League