Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI MË I PAGUAR NË BOTË!

Diego Simeone renovon me Atletico Madridin

Diego Simeone renovon me Atletico Madridin


9 November, 2023 @20:26

Trajneri argjentinas Diego Simeone ka renovuar kontratën me Atletico Madridin. Ai ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me madrilenët deri në qershor të vitit 2027. Simeone është veçse trajner-rekorder i Atleticos me 642 ndeshje të drejtuara.

Simeone 53-vjeç, që erdhi në krye të Atleticos në dhjetor të vitit 2011 ka fituar dy tituj kampioni të Spanjës (2013/14, 2020/21), një Copa del Rey (2012/13), dy herë Europa Ligën (2011/12, 2017/18), dy Superkupa evropiane (2012, 2018) dhe një Superkupë të Spanjës (2014) me ekipin. Gjithashtu, ai ka arritur të luajë dy herë finalen e Ligës së Kampionëve me rojiblancot (2014, 2016).

Sipas L’Equipe, Simeone aktualisht në Atletico Madrid merr rrogë vjetore prej 30 milionë eurove dhe është trajneri më i paguar në botë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League