Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLUS 6!

Real Madrid siguron edhe Camavingën me kontratë afatgjate

Fotot: realmadrid.com

Real Madrid siguron edhe Camavingën me kontratë afatgjate


7 November, 2023 @14:57

Real Madrid disa ditë pas sigurimit të Vinicius Juniorit, ka siguruar edhe Eduardo Camavingën me kontratë afatgjate, të cilën e zyrtarizoi sot. Ekipi madrilen, rekord-fitues i Ligës së Kampionëve dhe rekord-kampion i Spanjës ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me futbollistin që mund të luajë në disa pozita.

Eduardo Camavinga

Camavinga ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Real Madridin në prani të kryetarit të klubit Florentino Perez, duke vënë nënshkrimin që e lidh atë me klubin deri në fund të qershorit të vitit 2029. Ai arriti te Real Madridi në vitin 2021 si 18-vjeçar dhe veçse ka gjashtë trofe të fituara në dy stinorët e kaluar aty: 1 Ligë të Kampionëve, 1 Kupë të Botës për klube, 1 Superkupë evropiane, 1 LaLiga, 1 Copa del Rey dhe 1 Superkupë të Spanjës.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League