Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOPI I ARTË 2024!

UEFA bashkorganizon me France Football “Topin e Artë” prej vitit të ardhshëm

UEFA bashkorganizon me France Football “Topin e Artë” prej vitit të ardhshëm


3 November, 2023 @12:20

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqet e tyre zyrtare UEFA dhe France Football kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar partneritetin për të bashkorganizuar Topin e Artë prej vitit 2024, ndërsa do të ketë edhe risi në çmime.

Pjesa e votimit do të qëndrojë pa ndryshime dhe e pavarur si deri tash. UEFA do të kontribuoj për ekspertizë futbolli, tregun e të drejtave dhe organizimin e gala ngjarjes.

Gjithashtu, UEFA ka bërë të ditur se do të shtohen edhe dy çmime të reja në program: trajneri i vitet (femër dhe mashkull). Ndërsa trofetë tjerë do të vazhdojnë me emërtime të njëjta: Topi i Artë (femra dhe meshkuj), trofeu Kopa (për lojtarin më të mirë U21), trofeu Yashin (për portierin më të mirë), trofeu Gerd Muller (për golashënuesin më të mirë të stinorit), trofeu për ekipin më të mirë (F dhe M) dhe çmimi Socrates (për punë humanitare të futbollistit/es).


 
Të gjitha lajmet nga Champions League