Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPER DUEL - SHIKONI GOLAT

Klasikja e Championsit, Galatasaray - Man United me gjashtë gola

Klasikja e Championsit, Galatasaray - Man United me gjashtë gola


29 November, 2023 @20:42

Në një atmosferë frenetike të përgatitur në Stamboll, Galatasaray dhe Manchester United kanë dhënë një shfaqje të paharrueshme të Ligës së Kampionëve.

Manchester United kishte epërsinë 0-2 brenda 20 minutave të para të lojës, më pas arriti në 1-3, mirëpo një gabim i portierit Onana në golin e dytë të turqve i ktheu ata në lojë dhe bëri që zëvendësuesi Kerem Akturkoglu të barazojë me një supergol duelin në 3-3 [Ziyech 29’, 62’, Kerem 71’ - Garnacho 11’, Bruno 18’, McTominay 55’], që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj, edhe disa raste kishin të dyja palët, por rrjetat nuk u tundën më në duelin ku secili ekip kërkonte fitoren, duke ditur se Bayern ka siguruar kualifikimin ndërsa për një vend tjetër për kualifikim tutje, luftojë tre ekipe.

TABELA AKTUALE:

1. Bayern 12p.
2. Galatasaray 5p.
3. Manchester United 4p.
4. Copenhagen 4p.

Bayern dhe Copenhagen ndeshen sonte, në duelin e pestë të grupit. Në xhiron e fundit takohen: Manchester United - Bayern dhe Copenhagen - Galatasaray.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League