Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMBYSJE E MADHE NË "PIZJUAN"

Prej 2-0 në 2-3, PSV përmbys Sevillën në “betejën” tjetër të Championsit

Prej 2-0 në 2-3, PSV përmbys Sevillën në “betejën” tjetër të Championsit


29 November, 2023 @21:17

Një super-ndeshje tjetër është zhvilluar në orën e hershme të Championsit sonte, ndërsa Sevilla ka çuar dëm avantazhin dy golësh ndaj PSV-së për tu mposhtur në fund dhe për t’i shuar gjasat për kalim tutje në Ligë të Kampionëve.

Sergio Ramos dhe Youssef En-Nesyri i dhanë avantazhin Sevillës, ndërsa në pjesë të dytë zëvendësimet e Peter Boszit kanë kryer përmbysjen e madhe kur së pari Ismael Saibari uli, pastaj një autogol i Gudeljit barazoi e krejt në fund amerikani Ricardo Pepi i dha fitoren ekipit holandez, për përfundimtaren Sevilla - PSV 2-3 [Ramos 24’, En-Nesyri 47’ - Saibari 68’, Gudelj 81’ag., Pepi 90+2].

Sevilla prej minutës së 66 luajti me një lojtar më pak, kur Lucas Ocampos mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me 10 lojtarë në fushë. E krejt në fund, kur tashmë kishte ndodhur përmbysja andaluzianët mbetën me 9 lojtarë, pasi që edhe braziliani Fernando mori të kuqe direkte.

TABELA AKTUALE:

1. Arsenal 9p.
2. PSV 8p.
3. Lens 5p.
4. Sevilla 2p.

Arsenal po luan aktualisht me Lensin, për të mbyllë xhiron e pestë, ndërsa në duelet e fundit të grupit takohen: Lens-Sevilla dhe PSV-Arsenal.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League