Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPET A-D, MBYLLIN VJESHTËN NË CHAMPIONS!

Përmbledhja e ditës në Champions: Sociedad lider, Man Utd eliminohet

Real Sociedad duke mbyllur grupin si fitues, do t'i ikë dueleve gjigande në short për fazën eliminatore

Përmbledhja e ditës në Champions: Sociedad lider, Man Utd eliminohet


12 December, 2023 @23:11

Përmbledhje e shkurtër dhe renditja përfundimtare e grupeve A-D në kuadër të Ligës së Kampionëve.

GRUPI A — Manchester United shpresonte në fitore ndaj Bayernit të kualifikuar duke llogaritur në barazim të Copenghagenit ndaj Galatasarayit për të shkuar tutje. Nuk ndodhi. Bayern fitoi në “Old Trafford” me golin e Komanit (70’) 0-1, ndërsa Copenhagen me golin e Leragerit (58’) 1-0 ndaj “luanëve” të Stambollit për të arritur kualifikimin e dytë të tyre në fazën pranverore të Ligës së Kampionëve.

Harry Kane, Kingsley Coman - Bayern

Renditja përfundimtare, GRUPI A: Bayern 16 pikë, Copenhagen 8p., Galatasaray 5p., Manchester United 4p.
*Dy të parët kalojnë në pranverën e Champions, ndërsa i treti siguron Europa Ligën. I katërti mbyll garat evropiane (të njëjtat vlejnë për secilin grup).

GRUPI B — Rezultatet: PSV - Arsenal 1-1 dhe Lens - Sevilla 2-1, për renditjen përfundimtare në GRUPIN B: Arsenal 13p., PSV 9p, Lens 8p, Sevilla 2p.

PSV

GRUPI C — Napolit të Amir Rrahmanit i duhej minimalisht barazimi si garancion për pranverën në Ligë të Kampionëve, ndërsa ata mposhtën Bragën 2-0 (Saatçi 9’ag., Osimhen 33’) për të hequr secilën dilemë. Real Madridi në anën tjetër, fitoi goleadën në Berlin, duke e mposhtur Unionin 2-3.

Napoli

Renditja përfundimtare, GRUPI C: Real Madrid 18p, Napoli 10p, Braga 4p, Union Berlin 2p.

GRUPI D — Inter nuk arrin të mposht Sociedadin në “Giuseppe Meazza” dhe kështu humb mundësinë për të kryer grupin si lider, ndërsa baskët me 0-0 sigurojnë fitoren në këtë grup. Benfica me fitore siguroi vazhdimin e pranverës në gara evropiane, duke dalë mbi Salzburgun dhe shkuar në Europa Ligë.

Benfica

Renditja përfundimtare, GRUPI D: Sociedad 12p, Inter 12p, Benfica 4p, Salzburg 4p. 

Nesër mbërma luhen ndeshjet e fundit të Grupeve, E, F, G dhe H.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League