Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA CLUB WORLD CUP

Man City në finale të Kupës së Botës për klube

Man City në finale të Kupës së Botës për klube


20 December, 2023 @0:13

Manchester City ka shënuar fitore me tre gola dallim ndaj Urawa Red Diamonds, për të siguruar finalen e Kupës së Botës për klube. Në duelin gjysmëfinal mes kampionit aktual të Evropës dhe të Azisë, ekipi anglez i drejtuar nga Pep Guardiola ka shënuar fitore bindëse, 3-0 [Holbraten 45’ag., Kovacic 52’, Bernardo Silva 59’].

Të premten, në finale Manchester City do të takohet me kampionin e Amerikës së Jugut, Fluminese, në duelin që do të përcaktojë klubin më të mirë të botës për këtë vit. Arabia Saudite është nikoqire e turneut. Manchester City nëse arrin fitore në finale, do të bëhet ekipi i katërt anglez që e arrin këtë sukses, pas Manchester United, Chelsea dhe Liverpoolit.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League