Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPER LIVERPOOL!

Klopp 200! Liverpool briliant ndaj Chelseat

Foto: premierleague.com

Klopp 200! Liverpool briliant ndaj Chelseat


31 January, 2024 @23:31

Përkundër mungesave të theksuara në ekip, Liverpool ka shkelur Chelsean sonte në “Anfield Road” për të vazhduar ta mbajë distancën në krye të renditjes ndaj Manchester Cityt! Liverpool ka mposhtur Chelsean 4-1 [Jota 23’, Bradley 39’, Szobo 65’, Diaz 79’ - Nkunku 71’].

I riu Conor Bradley ka shkëlqyer në ndeshje me golin e parë të shënuar për Liverpoolin, ndërsa ka bërë edhe dy asistime në fitore, ndërsa Darwin Nunez ka hyrë në histori të Premier Ligës për shtylla të goditura në një ndeshje (4) - më së shumti prej kur matet kjo statistikë.

Përndryshe, kjo ka qenë fitorja jubilare e Jurgen Kloppit me Liverpoolin - e 200-ta në Premier Ligë, derisa ekipi nga “Anfield Road” ka ruajtur distancën 5 pikëshe me një ndeshje më tepër të zhvilluar ndaj ndjekësit të parë, Manchester City.

TOP 3 NË PL:

1. Liverpool 51 pikë,
2. Manchester City 46 p.,
3. Arsenal 46p.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League