Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESFUSHORI ANGLEZ

Henderson lë Arabinë, afër Ajaxit!

Henderson lë Arabinë, afër Ajaxit!


18 January, 2024 @15:07

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, që kishte kaluar nga Liverpool te Al-Ettifaq pritet që t’i bashkohet Ajaxit të Amsterdamit. BBC Sport bën të ditur se mesfushori anglez është shumë afër që të nënshkruajë me kampionin e shumëfishtë holandez, pasi që pritet të mbyllë para kohe kontratën me ekipin nga Arabia Saudite.

Futbollisti 33 vjeçar nënshkroi kontratë tre vjeçare me Al-Ettifaqun në korrikun e kaluar, kur u nda me Liverpoolin. Ekipi arab pagoi rreth 15 milionë euro për blerjen e kartonit të lojtarit. Ndërsa Henderson është raportuar të ketë rrogë javore prej 750 mijë eurosh.

Sidoqoftë, raportimet e fundit kanë bërë të ditur se ai është i pakënaqur me futbollin e atjeshëm dhe po kërkon rikthimin në Evropë. Në një bisedë me The Athletic ai ka thënë se po fiton mirë atje, mirëpo lajmet për rrogën e tij në Arabi nuk janë të vërteta.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League