Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT DORTMUNDIT!

Edhe një largim nga Manchester United!

Edhe një largim nga Manchester United!


2 January, 2024 @22:52

Pastrimi i ekipit po vazhdon te Manchester United dhe pas huazimit të Donny van de Beekut, pastaj ndërprerjes së huazimit të Sergio Regulionit së fundi është afër edhe një huazim tjetër.

Manchester United dëshiron të largojë nga ekipi edhe Jadon Sanchon e ardhur me bujë të madhe, për të cilin paguan rreth 90 milionë euro në korrik të vitit 2021. Por ky i fundit nuk dha asgjë në “Old Trafford” dhe tashmë United po mundohet që t’ia huazojë atë Borussia Dortmundit, ekipit prej ku e blenë lojtarin.

Sancho ka probleme personale me trajnerin Erik ten Hag, pas një postimi të tij në rrjete sociale dhe kishte refuzuar t’i kërkojë falje trajnerit. Mesfushori i krahut 23 vjeç pritet të arrijë marrëveshje me Dortmundin për tu rikthyer aty, derisa ekipi gjerman po shikon hapur mundësinë e rikthimit të tij në ekip.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League