Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Man Utd në akcion! Shkëmbimi i Antonyt dhe konkurrenca për Hojlundin

Man Utd në akcion! Shkëmbimi i Antonyt dhe konkurrenca për Hojlundin


26 December, 2023 @8:50

Sipas ditoreve britanike, Manchester United tashmë ka humbur durimin me brazilianin Antony ndërsa ai do të ndërrohet kokë më kokë me japonezin e Real Sociedadit.

Takefusa Kubo

Sipas njoftimit të botuar në The Manchester Evenining News, Takefusa Kubo që po shkëlqen me Real Sociedadin jo vetëm në LaLiga por edhe në Ligë të Kampionëve, do të kërkohet në shkëmbim të brazilianit të cilin e paguan mbi 100 milionë euro, ndërsa ky i fundit nuk ka shënuar asnjë gol këtë stinor!

Rasmus Hojlund

Nuk dihet nëse Sociedad do të pranojë një ofertë të tillë. Në anën tjetër, Expressi londinez ka bërë të ditur se do t’i shtohet konkurrenca në ekip danezit Hojlund që ende s’ia ka bërë sefte në Premier Ligë, ndërsa prej janarit Manchester United konsoideron që të këtë në ekip njërin nga këta qendërsulmes: Donyell Mallen nga Dortmund, Serhou Guirassy i Stuttgartit ose Timo Werner i Leipzigut.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League