LEAGUE CUP
Gjysmëfinalisti i fundit, kuptohet të mërkurën mbrëma
20 December, 2023 @0:25
Tre skuadra kanë siguruar të martën mbrëma gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në Angli, të njohur si Carabao Cup, ndërsa dy prej tyre e kanë arritur atë pas penalltive, pasi që në kohë të rregullt, ndeshjet kishin përfunduar me barazim.
Fulham ka eliminuar Evertonin pas penalltive, përkundër se këta të parët barazuan me Beton (82’) vonë në ndeshje. Në penallti, kishte dramë, ndërsa ekipet shkuan deri te seria e shtatë e tentimeve, kur Idrissa Gueye e humbi penalltinë për Evertonin, ndërsa Tosin Adarabioyo shënoi për 7-6 në të mirë të londinezëve, që siguruan katërshen më të mirë të garës në “Goodison Park”.
Middlesbrough pa telashe kaloi Port Vale-in, duke e mposhtur gjithashtu si mysafir 0-3. Ndërsa dueli më interesant i së martës mbrëma u luajt në Stamford Bridge, ku Chelsea eliminoi Newcastle Unitedin pas penalltive.
Në fakt, Newcastle ka qenë shumë afër fitores, por në kohën shtesë të ndeshjes një gabim i kapitenit të ekipit Kieran Trippier, ka bërë që Mudryk të barazojë për Chelsean, ndërsa pas penalltive londinezët kanë nisur festën në Stamford Bridge, derisa Mauricio Pochettino festoi mjaft me këtë arritje që pas 1-1 në kohë të rregullt, përfundoi me 4-2 në të mirë të të kaltërve pas ekzekutimit të 11-metërshave.
Armando Broja hyri në lojë nga minuta e 32. e ndeshjes, duke zëvendësuar Enzo Fernadezin, ndërsa shënoi edhe një gol, që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Për tu përmendur gjithashtu, Chelseat sonte iu kthye sulmuesi kryesor i ekipit që erdhi këtë verë nga Leipzig por luajti shumë pak pasi që u lëndua në ndeshjet e para me ekipin - Christopher Nkunku. Ky i fundit zëvendësoi Nicolas Jacksonin prej minutës së 69. të ndeshjes.
Të mërkurën mbrëma duke nisur nga ora 21:00, Liverpool i Jurgen Kloppit pret në “Anfield Road” West Ham Unitedin luftarak të David Moyesit për biletën e fundit që dërgon në gjysmëfinale të garës.
i:
GJYSMËFINALISTËT: | Fulham, Middlesbrough, Chelsea dhe fituesi i Liverpool/WestHamUnited |