Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË FITORE E MADHE E EMERYT

Aston Villa nuk ndalet, “viktima” e radhës Arsenal!

Aston Villa nuk ndalet, “viktima” e radhës Arsenal!


9 December, 2023 @20:45

Unai Emery është duke ndërtuar diçka speciale në Villa Park, derisa as tifozët më optimistë të ekipit nuk do të kishin besuar këtë ecuri të skuadrës këtë stinor. Aston Villa (35 p.) është vetëm dy pikë larg liderit Liverpool (37 pikë) dhe qëndron në pozitë të tretë të Premier Ligës pas fitores së sontme ndaj Arsenalit (36 p.), lider të para kësaj xhiroje.

Ka qenë goli i hershëm i John McGinnit (7’) që ka bërë dallimin në ndeshje, ndërsa Aston Villa mposhti Arsenalin 1-0, duke ia shkaktuar humbjen e dytë sezonale nxënësve të Mikel Artetës. Kujtojmë, Emery ka drejtuar më parë Arsenalin dhe Villa pos lojës së mirë, ka treguar gjithçka përkundër 2-3 mungesave të rëndësishme në ekip, se mund të rezistojë përkundër se topçinjtë provuan disa herë.

Në fund, Arsenal dështon të rikalojë në krye të tabelës, ku tash do të pushojë Liverpooli. E Aston Villa vazhdon festën dhe lojën e mirë, duke regjistruar të 15. fitore me radhë në shtëpi - rekord historik i klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League