Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEKANËT FITOJNË DERBIN E LONDRËS!

West Ham i jep goditjen e radhës Tottenhamit

West Ham i jep goditjen e radhës Tottenhamit


7 December, 2023 @23:26

West Ham United ka vazhduar ecurinë e mirë, duke u rikthyer në lojë në pjesë të dytë për të përmbysur Tottenhamit në ndeshjen e sontme 1-2, ndërsa vendasit tashmë prej se humbën vendin e parë në tabelë, janë në pesë ndeshje pa fitore!

Epërsia e hershme e Tottenham Hotspurit erdhi me Cristian Romeron (11’), që shënoi pas kornerit të Pedro Porros. Por, Jarrod Bowen(52’)  ktheu në lojë çekanët e drejtuar nga David Moyes, kurse më vonë një pasim jo të mirë të Udogiet, James Ward-Prowse e ka konvertuar në gol të fitores për West Hamin.

West Ham tash ka pesë fitore nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa Tottenhami mbetet pa fitore që prej tetorit, duke regjistruar sonte humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit!

Fitorja bën që West Ham United t’i afrohet pozitave mbi ta me pikë, duke qenë se si i nënti ka 24 pikë, 3 më pak sesa Tottenhami që është i pesti në renditje!

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League