NEWCASTLE UNITED
Sandro Tonali - 10 muaj suspendim nga futbolli!
26 October, 2023 @15:07
Mesfushori i Italisë dhe i Newcastle United, Sandro Tonali, është shpallë fajtor për thyerje të rregullave të FIGC për lojëra të fatit në Itali dhe është dënuar me 10 muaj ndalesë loje.
Njoftimin e kanë dhënë mediat italiane sot, ndërsa Tonali 23-vjeç që në verën e këtij viti kaloi prej Milanit te Newcastle për 60 milionë euro përveç se do të mungojë te ekipi i tij, pritet të humb edhe Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” nëse Italia siguron kualifikimin aty.
Sipas shpjegimit të kreut të FIGC-së, Gabriele Gravina, për Tonalin janë marrë parasysh edhe rrethanat lehtësuese pasi që vetë lojtari ka pranuar atë që ka bërë dhe ka kërkuar edhe terapi për ta shuar krejtësisht problemin që e ka.