Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA SHORTIT PËR EURO 2024

Shorti kualifikues për EURO 2024: Kur është? Si zgjidhet? Ku mbahet?

Fotot: uefa.com

Shorti kualifikues për EURO 2024: Kur është? Si zgjidhet? Ku mbahet?


7 October, 2022 @23:53

Këtë të diel, në mesditë, në Festhalle të Frankfurtit, do të tërhiqet shorti për kualifikime drejt Kampionatit Evropian të radhës, EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Shortin direkt do të mund ta ndiqni në faqen zyrtare të UEFA-së, duke klikuar këtu të dielën më 9 nëntor me fillim prej orës 12:00.

UEFA EURO 2024 trophy

Si shkon shorti?

— Do të marrin pjesë 53 shtete evropiane në short.
— Gjermania si organizatore kualifikohet automatikisht në EURO 2024 dhe për këtë arsye edhe nuk është pjesë e shortit.
— Rusia gjithashtu nuk merr pjesë në short, pasi që ajo është e suspenduar nga të gjitha garat e UEFA-së që prej datës 28 shkurt të vitit 2022 dhe do të mbetet kështu deri në një vendim tjetër të UEFA-së.
— 53 shtetet (tash e tutje ekipet) pjesëmarrëse janë radhitur në vazo sipas rezultateve të arritura në Ligën e Kombeve 2022/23 dhe do të ndahen në dhjetë grupe (shtatë grupe do të jenë me nga pesë ekipe, ndërsa tre grupe me gjashtë ekipe).
— Rregullat e shortit janë të ngjajshme si me të kaluarën, ndërsa adaptimet e veçanta janë të shënuara si mëposhtë:
*Finalistët e Ligës së Kombeve (Kroacia, Italia, Spanja dhe Holanda) do të jenë patjetër në grupet me nga pesë ekipe, pasi që ata do të duhet të luajnë për trofeun e Ligës së Kombeve në qershorin e vitit të ardhshëm.
*Pesë çifte-shtetesh nuk guxojnë të takohen në një grup gjatë shortit. Ato janë: Armenia dhe Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina dhe Kosova dhe Serbia.
*Në një grup, maksimalisht mund të jenë dy vende ku dimri thotë fjalën kryesore: Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.
*Për shkak të largësisë, vetëm një çift në short mund të ketë distancë gjigande (për shembull, Kazakistani nuk mund të ketë në grup edhe Islandën edhe Portugalinë, për shkak të largësisë së madhe mes këtyre vendeve; ose Portugalia nuk mund të jetë në një grup me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin, gjithashtu për shkak të largësisë). https://topsporti.com/

UEFA EURO 2024 host cities

Si janë të radhitura vazot?

Vazoja e Ligës së Kombeve:
Netherlands/ Holanda
Croatia/ Kroacia
Spain/ Spanja
Italy/ Italia

Vazo 1:
Denmark/ Danimarka
Portugal/ Portugalia
Belgium/ Belgjika
Hungary/ Hungaria
Switzerland/ Zvicra
Poland/ Polonia

Vazo 2:
France/ Franca
Austria/ Austria
Czechia/ Çekia
England/ Anglia
Wales/ Uellsi
Israel/ Izraeli
Bosnia and Herzegovina/ Bosnja dhe Hercegovina
Serbia/ Serbia
Scotland/ Skocia
Finland/ Finlanda

Vazo 3:
Ukraine/ Ukraina
Iceland/ Islanda
Norway/ Norvegjia
Slovenia/ Sllovenia
Republic of Ireland/ Irlanda
Albania/ Shqipëria
Montenegro/ Mali i Zi
Romania/ Rumania
Sweden/ Suedia
Armenia/ Armenia

Vazo 4:
Georgia/ Gjeorgjia
Greece/ Greqia
Türkiye/ Turqia
Kazakhstan/ Kazakistani
Luxembourg/ Luksemburgu
Azerbaijan/ Azerbajxhani
Kosovo/ Kosova
Bulgaria/ Bullgaria
Faroe Islands/ Ishujt Faroe
North Macedonia/ Maqedonia Veriore

Vazo 5:
Slovakia/ Sllovakia
Northern Ireland/ Irlanda Veriore
Cyprus/ Qipro
Belarus/ Bjellorusia
Lithuania/ Lituania
Gibraltar/ Gjibraltari
Estonia/ Estonia
Latvia/ Letonia
Moldova/ Moldavia
Malta/ Malta

Vazo 6:
Andorra/ Andorra
San Marino/ San Marino
Liechtenstein/ Lihtenshtajni.

UEFA EURO 2024

Si është procedura në short?

— Shorti nis me Vazon e Ligës së  Kombeve dhe Vazon 1, për të shkuar radhazi te Vazoja 2 e kështu deri te Vazoja 6. Secila vazo zbrazet, para se të shkohet te vazoja e radhës.
— Si rregull, për secilën vazo, ekipet e shortuara shkojnë te Grupet me renditje alfabetike prej Grupit A deri te Grupi J. Për këtë, ekipet nga Vazoja e Ligës së Kombeve do të jenë në Grupet A, B, C dhe D.
— Nga Vazoja 1, ekipet tjera do të shkojnë te Grupet E deri në J.
— Nga Vazoja 2, secili ekip që shortohet shkon te Grupi i parë i mundshëm sipas alfabetit.
— Pasi që Vazoja 6 ka vetëm tri ekipe, këto ekipe do të shortohen sipas radhës në Grupet H, I dhe J, te grupi i parë i lejuar sipas renditjes alfabetike.

Scotland vs Germany, EURO 1992

Kush janë mysafirët e shortit për kualifikime në EURO 2024?

— Katër emra të njohur të futbollit (të gjithë finalistë të EURO-ve të mëparshme) do të jenë si ndihmës në short: Jürgen Klinsmann, Karl-Heinz Riedle, Gianluca Zambrotta dhe Demetrio Albertini.
— Fituesja e vitit 2010 në Eurovision, Lena, gjithashtu do të jetë mysafire aty, ku edhe do të performojë këngën e saj të re: Looking for Love.

Si shkon gara kualifikuese?

— Do të krijohen dhjetë grupe: shtatë me pesë ekipe (Grupet A-G) dhe tre grupe me nga gjashtë ekipe (Grupet H-J). Secili ekip do të takohet me secilin dy herë, si vendas dhe mysafir. Ndeshjet e fazës kualifikuese grupore do të zhvillohen prej marsit deri në nëntor të vitit 2023. https://topsporti.com/

— Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë vendet e dyta nga secili grup sigurojnë pjesëmarrjen në EURO 2024. Tri ekipe tjera do të kuptohen nga PlayOffi i Ligës së Kombeve në mars të vitit 2024. (Pasi që Kosova nuk ka fituar grupin e vetë në Ligë të Kombeve 22/23, ajo nuk do të jetë në Play-Off kësaj radhe, pos nëse ndodh super-befasi e madhe që të kualifikohen direkt fituesit tjerë të grupeve të Ligës së Kombeve përmes kualifikimeve të rregullta dhe vendet e dyta që kanë më shumë pikë sesa Kosova).

UEFA EURO 2020 Winner, ITALY

Kur luhen ndeshjet kualifikuese për EURO 2024?

— Kualifikimet e rregullta:
23–25/03/2023 Matchday 1
26–28/03/2023 Matchday 2
16–17/06/2023 Matchday 3
19–20/06/2023 Matchday 4
07–09/09/2023 Matchday 5
10–12/09/2023 Matchday 6
12–14/10/2023 Matchday 7
15–17/10/2023 Matchday 8
16–18/11/2023 Matchday 9
19–21/11/2023 Matchday 10

— Play-Offet
21/03/2024 Play-off gjysmë-finalet
26/03/2024 Play-off finalet

— EURO 2024
14/06/2024 UEFA EURO 2024 hapja
14/07/2024 UEFA EURO 2024 finalja.

TopSporti.com


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani