KANDIDATURA E RE
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanadidojnë për EURO 2028
7 February, 2022 @11:56
EURO 2024 do të mbahet në Gjermani. Ndërsa sot edhe zyrtarisht nga ishulli është bërë e ditur se Britania e Madhe dhe Irlanda do të kandidojnë për EURO 2028.
“Pas një studimi fizibiliteti Federatat e Futbollit të Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës janë pajtuar që të kandidojnë për të organizuar EURO 2028, ngjarjen e tretë më të madhe sportive në botë,” ka bërë të ditur njoftimi.
Me këtë, këto Federata gjithashtu kanë bërë të ditur se nuk do të kandidojnë për Kampionatin Botëror 2030.