Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZOT PËR EURO 2024

Me fitore, Kosova siguroi vazon e katërt për shortin e EURO 2024

Me fitore, Kosova siguroi vazon e katërt për shortin e EURO 2024


27 September, 2022 @23:26

Pos sigurimit të vendin të dytë në grup dhe mbijetesës në Ligën C të Kombeve, fitorja e Kosovës ka pasur edhe një rëndësi tjetër sonte.

Kjo fitore, ndaj Qipros 5-1, ka siguruar që Kosova të jetë në vazon e katërt të shortit për evropianin e radhës, EURO 2024 që mbahet në Gjermani, ndërsa shorti do të hidhet me 9 tetor 2022.

Fitorja e Kosovës ka lënë që Qiproja të jetë në vazon e pestë të shortit, ndërsa ka mbajtur veten në të katërtën, që ka qenë rrezik për kundërshtarët kualifikues aty.

Kështu, tash Kosova pas fitores është në vazon e katërt, ndërsa vazot janë ndarë kështu:

VAZO 1: Holanda, Kroacia, Spanja, Italia, Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria, Zvicra, Polonia.

VAZO 2: Franca, Austria, Cekia, Anglia, Uellsi, Izraeli, Bosnja, Serbia, Skocia, Finlanda.

VAZO 3: Ukraina, Shqipëria, Norvegjia, Sllovenia, Irlanda, Islanda, Mali i Zi, Rumania, Suedia, Armenia.

VAZO 4: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, KOSOVA, Bullgaria, Ishujt Faroe, Maqedonia Veriore.

VAZO 5: Sllovakia, Irlanda Veriore, Qiproja, Bjellorusia, Lituania, Gjibraltari, Estonia, Letonia, Molldavia, Malta.

VAZO 6: Andorra, San Marino, Lihtenshtajni.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani