Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - QIPRO

Vedat Muriqi shkëlqen! Kosovë briliante ndaj Qipros, për vendin e dytë në grup

Vedat Muriqi shkëlqen! Kosovë briliante ndaj Qipros, për vendin e dytë në grup


27 September, 2022 @22:48

Kosova ka shënuar fitoren e tretë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve dhe atë në mënyrë briliante ndaj Qipros, për të vërtetuar cilësinë për këtë grup, ndërsa me këtë fitore ka hequr edhe dilemat për mbijetesë në këtë Ligë të Kombeve!

Vedat Muriqi, sulmuesi prizrenas i Kosovës, ka shkëlqyer në këtë ndeshje, duke treguar cilësitë e tij jo vetëm në sulm, derisa ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një herë, për fitoren e thellë ndaj qipriotëve që kishin ardhur me entuziazëm në “Fadil Vokrri”, për fitoren: Kosova 5-1 Qipro [Florent Muslija 22, Donat Rrudhani 45+1, Elbasan Rashani 46, Vedat Muriqi, 52, 84 - Valentin Roberge 81].

Donat Rrudhani

Pas golit të shënuar nga Florent Muslija, Kosova mori krahë dhe nisi dominimin total në ndeshje për të vazhduar me sulme, derisa super pasimi i Vedat Muriqit qetësoi gjakrat që në pjesë të parë, kur la Donat Rrudhanin të gatshëm për 2-0!

TABELA, REZULTATET

Kjo bëri që Kosova të nis e motivuar edhe pjesën e dytë, derisa Elbasan Rashani shfrytëzoi mospritjen e sigurt të portierit qipriot, pas një pasimi fantastik të Bersant Celinës drejt Vedat Muriqit, që me shutin e tij qëlloi shtyllën për të lënë Rashanin gati për gol.

Elbasan Rashani @ Kosova Cyprus

E pas kësaj doli në skenë Muriqi, që shënoi edhe dy herë për të treguar se ka qenë njeriu më meritor në këtë ndeshje me vrapimet dhe pozicionimet e tij gjatë 90-minutave, ndërsa Alain Giresse i ka besuar plotësisht minutat në lojë, më të dalluarit aktualisht në ekip.

Kosova e dyta, për të kërkuar një short të mirë për EURO 2024 ndërsa për të kërkuar Ligën B të Kombeve në rastin e ardhshëm.

Qiproja në anën tjetër, shpëton nga rënia, falë fitores së grekëve ndaj veriirlandezëve.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve