Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET PËRZGJEDHËSI

Alain Giresse: Ritmi dhe efikasiteti na kënaqën!

Alain Giresse: Ritmi dhe efikasiteti na kënaqën!


27 September, 2022 @23:36

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, është shprehur të jetë i kënaqur me lojën e Kosovës në fitore të thellë ndaj Qipros, ndërsa ka thënë se i ka pëlqyer vecanërisht ritmi i lojës dhe efikasiteti.

“Bëmë lojë të mirë edhe ndaj Irlandës Veriore, por humbëm në fund. U përgatitëm mirë për Qipron, lojtarët iu përmbajtën planit dhe ishin efikas, që solli fitoren e thellë. Ishte lojë e mirë, ndërsa na kënaqi të gjithëve, ka pasur edhe ritëm por edhe efikasitet që bëri gjithcka të bukur në fund,” ka thënë Giresse, derisa theksoi se fitorja ka cuar Kosovën në vazon e katërt të shortit për EURO 2024, ku do të shpresojnë në kualifikim me pak fat.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani