KAMPIONATI EVROPIAN
Pesë arrestime pas abuzimit racial
16 July, 2021 @11:15
Në finalen e cila është luajtur me 11 korrik, ndërmjet Italisë dhe Anglisë, ku pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë, vendosën penalltitë për fitoren e Italisë, ku Marcus Rashford, Bukayo Saka dhe Jadon Sancho ishin në shënjestër pasi ata humbën penalltitë te Anglia në finalen e “EURO-2020”.
Por, këtë sulm nëpërmjet rrjeteve sociale nuk e ka lejuar as ushtria e as një qeveritar atje në Angli. Deri më tani pesë persona janë arrestuar pasi futbollistët e Anglisë u abuzuan në mënyrë raciale në internet pas humbjes së tyre në penallti, në finale të “EURO-2020”.
Si shumicën e qytetarëve rreth botës, ky sulm ka bërë që të kthehet në një kundërsulm tjetër, kjo pasi ka pikëlluar të gjithë njerëzit nëpër botë, qoftë i bardhë apo i zi. Kështu edhe shefi i ushtrisë angleze, Mark Roberts tha se abuzimi ishte “plotësisht i poshtër”.
“Nëse ne identifikojmë se ju jeni prapa këtij krimi, ne do t’ju gjurmojmë dhe ju do të përballeni me pasojat e rënda të veprimeve tuaja të turpshme.” tha ai.