Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FSHF DO TË PËRFITOJË 23% MË SHUMË

Shifra që do të përfitojë Shqipëria, nëse siguron EURO 2024!

Shifra që do të përfitojë Shqipëria, nëse siguron EURO 2024!


13 September, 2023 @20:01

Jo vetëm ekipi i Shqipërisë dhe tifozëria do t’i gëzohet një kualifikimi që tashmë duket shumë i mundshëm për kuqezinjtë drejt evropianit të dytë në histori.

Një shumë të majme për këtë sukses të mundshëm do të përfitojë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, derisa UEFA-ja për dallim nga EURO 2016, kur Shqipëria siguroi evropianin e parë në histori, do të përiftojë për rreth 23% më shumë të holla në krahasim me vitin 2016.

Në total, për të gjitha 24 ekipet pjesëmarrëse UEFA do të shpërndajë 371 milionë euro në EURO 2024. Ndërsa kuqezinjtë vetëm në rast të kualifikimit do të arkëtojnë 9.25 milionë euro. Pos kësaj, secila fitore ose barazim në fazën grupore shpërblehet me 1.5 milionë euro, përkatësisht 750 mijë euro.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Në rast se arrihet e teta e finales, pra dalja nga grupi, shuma shkon në 2 milionë euro për ekip, ndërsa 3.25 milionë euro bëhet sigurimi i çerekfinales së EUROs. Gjysmëfinalistët kapin shifrën e 5 milionë eurove, ndërsa humbësi i finales merr 7 milionë e fituesi 3 më shumë sesa humbësi.

Shqipëria aktualisht është e para në Grupin E kualifikues për EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm. Kuqezinjëve u kanë mbetur edhe tri ndeshje prej të cilave një fitore dhe një barazim thuajse ua sigurojnë EUROn.

Shqipëria ka 10 pikë, dy më shumë sesa Çekia e Moldavia, që janë pas saj, ndërsa katër më shumë sesa Polonia, që është e katërta në grup dhe sot shkarktoi trajnerin Fernando Santos. Kuqezinjtë presin në tetor Çekinë në Air Albania, ndërsa në nëntor udhëtojnë në Moldavi para se të mbyllin kualifikimet me ndeshje ndaj Ishujve Faroe në Tiranë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani